Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Plagosja ka ndodhur në afërsi të unazës së qytetit. Top Channel raporton se i plagosuri, Dh. Sh., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë autori, Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve paraprake, autori dhe i plagosuri janë kushërinj me njëri-tjetrin. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shiko të gjitha — Gazeta Express →Agreguar nga redaksitë kryesore të vendit. Çdo lajm çon te burimi origjinal.







