Pa fitues në Gjilan, Drenica ia merr një pikë Dritës
Drita dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës. Drita pati disa mundësi të mira në pjesën e parë përmes Liridon Balajt dhe Arb Manajt, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit. Në pjesën e dytë, skuadra gjilanase rrezikoi sërish me Manajn dhe Abanzajn, mirëpo portieri i Drenicës ishte në vendin e duhur për t’i ndalur tentativat
Shiko të gjitha — Telegrafi →Agreguar nga redaksitë kryesore të vendit. Çdo lajm çon te burimi origjinal.







